Në ditën e Festës Kombëtare të popullit shqiptar, Vuçiq vendos tanket ruse pranë kufirit me Kosovën

Lajme

Në ditën e Festës Kombëtare të popullit shqiptar, Vuçiq vendos tanket ruse pranë kufirit me Kosovën

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:30
Vuçiq vendos tanket ruse pranë kufirit me Kosovën

Ditën e sotme Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë dhe për këtë nuk kanë munguar ceremonitë dhe organizimet e ndryshme, edhe pse të kufizuara për shkak të situatës së pandemisë Covid. Por një lajm vjen nga Serbia, ku presidenti Aleksandër Vuçiq ka vendosur që sot të afrojë disa tanke rusë në zonën e Nishit, shumë pranë kufirit me Kosovën. Dhe e gjitha kjo pikërisht në një ditë të shënuar për popullin shqiptar.

Tanket janë të modelit T-72 dhe sapo janë marrë nga Rusia. Megjithatë Vuçiq u shpreh se “tanket që u morën nga Rusia janë një ndryshim i rëndësishëm për Ushtrinë”. Vuçiq tha bëhet fjalë për 11 tanke, për të cilat shtoi se kanë mbrojtje shumë më të fortë balistike, si dhe kontroll ose ecje më të mirë.

Ai shtoi se Serbia gjithashtu mori 10 automjete të blinduara BRDM2 gjithashtu nga Rusia, ndërsa theksoi se armatosja e Serbisë, është për të forcuar pozicionin e neutralitetit ushtarak të vendit.

Në prezantimin e tyre morën pjesë gjithashtu Ministri i Mbrojtjes Nebojsa Stefanoviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsilovic dhe Ambasadori i Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Në fjalën e tij pas prezantimit, Vuçiq i përshëndeti të gjithë dhe i falënderoi ata.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat