Këshilli i ministrave të BE-së: Serbia duhet të arrijë zgjidhjen gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën

Lajme

Këshilli i ministrave të BE-së: Serbia duhet të arrijë zgjidhjen gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Serbia në fushën e sundimit të ligjit nuk ka përparuar me shpejtësinë e pritur të një vendi që është në bisedime për anëtarësim në BE, thuhet në draft- përfundimet e Këshillit të ministrave të BE-së për zgjerim në të gjitha vendet në proces, shkruan “RTS” që ka pa këtë draft, transmeton “Bota Sot”.

Në draftin që duhet të miratohet me 8 dhjetor, Këshilli i Be-së thërret Serbinë që rregulloj reformat më të rëndësishme, të garantoj lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medieve, të siguroj funksionim demokratik të institucioneve dhe të vazhdojë dialogun për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim me Prishtinën.

“Këshilli i BE-së i vjen keq që përparimi në sundimin e ligjit nuk është aq i shpejtë s aështë pritur nga një vend që synon anëtarësimin në BE dhe fton Serbinë për të demonstruar vullnet dhe të përshpejtoj reformat duke ofruar rezultate të prekshme në këtë edhe fushat tjera” thuhet në dokument.

Po ashtu Këshilli i BE-së fton Serbinë që të fokusohet në reformat më të rëndësishme, posaçërisht në përmbushjen e matjeve në kapitujt 23 edhe 24, në ndërtimin e gjykatave funksionale, reformën kushtetuese dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Ministrat e BE kanë nënvizuar nevojën që të “sigurohet funksionim i drejtë e demokratik institucional” dhe ftojnë forcat parlamentare edhe politike që të angazhohen në dialog ndërpartiak që zhvillohet në PE, ashtu që të arrihet “konsensus i gjerë politik për reformat lidhur me BE".

Në dokument lavdërohet angazhimi i Serbisë në iniciativat e ndryshme regjionale dhe për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

Këshilli i ministrave pret qe Serbia të kyçet në dialog me “qëllime të mira” në frymën e kompromisit, ashtu që të arrihet zgjidhje gjithëpërfshirëse obliguese në harmoni me drejtën ndërkombëtare dhe vlerat e BE-së.

"Kjo marrëveshje duhet të zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të kontribuoj në stabilitetin në regjion, gjë që është thelbësore për përparimin e Kosovës edhe Serbisë drejtë BE-së”, thuhet në draftin e rekomandimeve të Këshillit të BE-së që “fuqishëm pret përmbushjen e marrëveshjeve të mëhershme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat