Cakaj thotë se bashkimi kombëtar nuk përkon me realitetin politik

Lajme

Cakaj thotë se bashkimi kombëtar nuk përkon me realitetin politik

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
Gent Cakaj

Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka folur lidhur me idenë e bashkimit kombëtar, teksa ka thënë se nuk është e mundur të zbatohet një projekt i tillë

 Cakaj, i ftuar në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10, ka thënë se ideja e bashkimit territorial mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk përkon me rrethanat politike.

 “Çështja e bashkimit kombëtar nuk përkon me rrethanat objektive. Ne jemi në një rrethanë jemi krejtësisht të posaçme. Unë me politikën e Shqipërisë e kam parë të arsyeshme për bashkërendimin institucional me Kosovën. Prandaj jemi tu vazhduar çështjen e hapësirave të konsullatave në shtete të jashtme”, ka thënë ndër të tjera ai.

Cakaj, ditë më parë tha se nuk shprehë indinjatë lidhur me vendimin e qeverisë së Serbisë për mosdekorim me titullin “Qytetar Nderi”, kërkesë e parashtruar nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, përderisa shqiptarët në këtë komunë i ofrojnë mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat