Raundi i teknik i dialogut në Bruksel - serbët do të synojnë të bisedohet për Asociacionin dhe sigurinë e të kthyerve

Lajme

Raundi i teknik i dialogut në Bruksel - serbët do të synojnë të bisedohet për Asociacionin dhe sigurinë e të kthyerve

Nga: F. B. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:44
Bruksel

Pala serbe në raundin e sotshëm të vazhdimit të dialogut teknik në Bruksel synon të insistojë në formimin e Asociacionit dhe sigurinë e të kthyerve, ndërkohë që burime nga Brukseli kanë thënë ditë më parë se do trajtohet hulumtimi financiar dhe pasuria, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ndërmjetësuesit evropian kanë kumtuar se në tavolinën e bisedimeve do të gjenden temat e përcaktuara më herët  rreth pasurisë dhe hulumtimeve të ndërsjella financiare.

Në rundin e kaluar të dialogut në fund të tetorit të dy palët kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth këtyre çështjeve, përkundër kësaj Beogradi edhe në atë takim edhe sot do të insistoj se pa formimin e Asociacionit nuk mund të ketë përparime në bisedime, ndërsa Prishtina mban qëndrimin se me asociacionin do të merret vetëm pas arritjes së marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë.

Petar Petkoviç drejtor i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë që do udhëheq delegacionin serb ka thënë se nuk është në rregull vetëm mundësia për kthim i serbëve në Kosovë, duke shtuar se nga 1999 vetë, 2 për qind e serbëve janë kthyer.

Ai ka përendur sigurinë e të kthyerve, duke e ilustruar me një incident që ka ndodhur në kohën kur qëndronte në Kosovë, ku në Dubravë u sulmua një familje, andaj Beogradi do insistoj në sigurinë e të kthyerve dhe Asociacionin.

“Beogradi dëshiron bisedime dhe për ne dialogu është prioritet, sepse është në interesin tonë. Vetëm përmes dialogut mund të arrihet te zgjidhja edhe paqja” ka thënë Petkoviç për TV Pink, ku njoftoi se dialogu do ndërmjetësohet nga i dërguari i BE-së Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat