Gjykimi i Thaçit nuk do të filloj para gushtit 2021

Lajme

Gjykimi i Thaçit nuk do të filloj para gushtit 2021

Nga: F. B. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Hashim Thaçi

Gjykimi i ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe tre të akuzuarve tjerë nuk do të nis para gushtit 2021, ka thënë gjyqtari i procedurës Nicholas Guillou, që ka caktuar shqyrtimin e dytë për 17 dhjetor, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas gjyqtarit francez Guillou tema e shqyrtimit të ardhshëm do të jetë publikimi i materialit faktik të prokurorisë për mbrojtjen që mund të zgjas deri në korrik 2021.

Duke ditur se gjyqtari duhet të ju ofroj kohë të mjaftueshme mbrojtjes, gjakimi nuk pritet të filloj para gushtit, Guillou tha se do pyes mbrojtjen dhe prokurorët a kanë vështirësi  me zbardhjen e materialit faktik.

Si ka paralajmëruar ai procedura e pyetjeve do të jetë i njëjtë edhe për prokurorinë edhe për mbrojtjen e të akuzuarve.

Thaçi (52) u akuzuar së bashku me Veselin, Krasniqin dhe Selimin për  dyshimin e kryerjes së krimeve nga marsi  1998 vepra të kryera në 34 burgje ilegale të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri ndaj 407 personave prej të cilëve 98 janë vrarë.

Thaçi akuzohet për dhjetë vepra : ndjekje në bazë politike edhe etnike, mbylljen dhe arrestime e veprime tjera johumane si mundim dhe vrasje me nga dy pika, këto vepra penale janë kualifikuar në 6 pika, ndërsa 4 janë krime të luftës.

Për krime të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale edhe komanduese, ata të gjithë ishin anëtarë të shtabit të UÇK-s, ndërsa Thaçi komisar politik me pas edhe komandant, Veseli shef i shërbimit informativ dhe Selimi operativ kryesor dhe zëvendëskomandant përkatësisht zëdhënës.

Ata në qeverinë e përkohshme të marsit 1999 mbanin funksione kyçe, sipas akuzës ata në ndërmarrjen e përbashkët me oficer edhe pjesëtarë të UÇK-së ndër të cilët edhe: Azem Sula, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sulejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Në shqyrtimin e parë është thënë se gjykimi mund të jetë i gatshëm për fillim në qershor 2021, ndërsa mbrojtja ka thënë se gjykimi nuk duhet filloj para 2022, sepse aq kohë iu duhet për përgatitje.

Të gjithë mbrojtësit kanë paralajmëruar se do paraqesin kërkesën që klientët e vetë të lirohen në liri të përkohshme deri në fillim të gjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat