Gazetari serb Ostojiç: Askush nuk mund të kërkoj njohjen e Kosovës nga Serbia derisa atë se kanë pranuar të gjithë vendet e BE-së

Lajme

Gazetari serb Ostojiç: Askush nuk mund të kërkoj njohjen e Kosovës nga Serbia derisa atë se kanë pranuar të gjithë vendet e BE-së

Nga: F.B Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:30
Gazetari serb Ostojiç: Askush nuk mund të kërkoj njohjen e Kosovës nga Serbia derisa atë se kanë pranuar të gjithë vendet e BE-së

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm dhe kjo na pret në një të ardhme, por askush nuk mund të kërkoj njohjen e Kosovës nga Serbia derisa atë se kanë pranuar të gjithë vendet e BE-së”, ka thënë gazetari serb Zoran Ostojiç transmetojnë “Tanjug” dhe “Bota Sot”.

Këtë konstatim gazetari Ostojiç e ka bërë mbrëmë gjatë emisionit “Hit Tvit” që emetohet në televizionin serb Pink, ku është diskutuar situata aktuale edhe pritjet në politikë në të ardhmen për Srbinë.

Ai është shprehur se “Askush nuk mund të kërkoj njohjen e Kosovës nga Serbia derisa atë se kanë pranuar të gjithë vendet e BE-së, kështu që askush nuk do të kërkoj nga presidenti Vuçiq këtë, njofton Tanjug.

“Këtu nuk bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë nuk do ta kërkoj askush nga Vuçiq, sipas meje nëse ia kërkojnë këtë, ai mund të ju thotë nuk e njoh, sepse as ju nuk e keni njohur, pse ta bëjmë ne këtë” tha Ostojiç.

Mirëpo ai, megjithatë e ka pranuar se normalizimi i raporteve mes Kosovë dhe Serbisë është i domosdoshëm dhe ai na pret”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat