Botohet libri për Hashim Thaçin, me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu

Lajme

Botohet libri për Hashim Thaçin, me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Libri i Hashim Thaçit

Dy gazetarët e njohur shqiptarë, Blendi Fevziu dhe Baton Hashiu janë bashkëautorë të një libri për Hashim Thaçit, të cilin e ka botuar shtëpia botuese UETPPRES me seli në Tiranë.

Kjo shtëpi botuese, në njoftimin për botimin e këtij libri, thotë se ‘Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi’, është një biografi e Presidentit të burgosur të Kosovës.

“Libri me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, është një lloj ‘dosja e lavdisë’ së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një ‘dosje akuzash’ me të cilat Presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale.

Biografia e Thaçit shënon numrin 32, në serinë e kolanës 15 vjeçare me biografi nga më të ndryshmet që UETPRESS boton shpesh. Nga kjo fundjavë libri është nëpër libraritë kryesore dhe mund të porositet në shpërdarjen e botuesit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e UETPRESS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat