“Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”, vjen reagimi i parë për autorët e librit – njëri emisar i UDB-së e tjetri argat i Ramës

Lajme

“Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”, vjen reagimi i parë për autorët e librit – njëri emisar i UDB-së e tjetri argat i Ramës

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Libri për Hashim Thaçin

Edhe një libër është botuar për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Kësaj radhe nuk është botuar nga të huajt, por nga dy gazetarë shqiptar.

Është Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, bashkëautorët e këtij libri.

“Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”, është një biografi e ish-Presidentit të burgosur të Kosovës.

“Libri me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, është një lloj ‘dosja e lavdisë’ së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një ‘dosje akuzash’ me të cilat Presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale.

Biografia e Thaçit shënon numrin 32, në serinë e kolanës 15 vjeçare me biografi nga më të ndryshmet që UETPRESS boton shpesh. Nga kjo fundjavë libri është nëpër libraritë kryesore dhe mund të porositet në shpërndarjen e botuesit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shtëpisë botuese UETPRESS.

Pas këtij libri, ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se Baton Haxhiu është emisar politik i UDB-BIA serbë, kurse Blendi Fevziu lavatriqe e parave të pista dhe argat i Edi Ramës si dhe shok i Haxhiut.

“S’ka Kosovë, s’ka as Adem Jashari, s’ka Zahir, Salih, Fehmi, Bekim... s’ka UÇK, s’ka Nato, s’ka 2600 dëshmorë, s’ka luftë, s’ka liri, s’ka K90 por ka vetëm Hashim Thaçi ka vetëm Baton Haxhiu emisari politik i UDB _ BIA s’ka vetëm Blendi Fevziu lavatriqja e parave të pista argati socialist i Edi Rames e shok krye këput i Baton Stanishqit!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat