Vuçiq: Nuk e jap Ujmanin, ja çfarë thotë për rrjetin energjetik

Lajme

Vuçiq: Nuk e jap Ujmanin, ja çfarë thotë për rrjetin energjetik

Nga: F. B. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Liqeni i Ujmanit

“Nuk e jap Ujmanin! Pastaj të shohim çfarë do të bëjmë tutje. Mund të më ndërroni, por unë e jap Ujmanin dhe këtë do ja them Mogerinit” pat deklaruar Vuçiqi në vitin 2015, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

“Mos më thoni se kapitujt nuk u hap në për shkak të marrëveshjes së Brukselit. Çka është ajo që Serbia nuk përmbushi nga ajo marrëveshje? Më thoni më mirë se problemi është diku tjetër. Se nuk do japësh qind për qind Ujmanin. Unë nuk do ta jap – le të thonë se për këtë nuk ka hapje”, tha Vuçiq duke thënë se kishte ofruar ndarjen përgjysmë, por Prishtina nuk ka pranuar.

Kështu Vuçiq foli për liqenin e Ujmanit ku një e treta e tij ndodhet  në Serbi ndërsa dy të tretat në veri të Kosovës dhe ka rëndësi të madhe energjetike. Ai disa herë ishte i vendosur se nuk do të jap liqenin edhe pse më 2013 kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe me te Serbia mori një seri të obligimeve nga fusha energjetike. Ndër tjera se operatori i Kosovës do të jetë i pranuar në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa elektro-rrjeti i Serbisë të ofroj mbështetje që operatori i Kosovës të bëhet pjesë e rrjetit evropian. U arrit marrëveshja për themelimin e kompanisë EPS që do punonte me ligje të Kosovës.

Në prillin e sivjetshëm pasi rrjeti i operatorëve evropian  të transmisionit votoi që shërbimi i transmisionit të Kosovës (KOSTT) mund të funksionojë i pavarur, munguan reagimet nga Beogradi dhe Vuçiqi që përfaqësonte këto institucione.

“Disa herë në shumë  raste Vuçiq ka përsëritur si papagall ‘Nuk e jap Trepçën’ – ‘Nuk e jap Ujmanin’, duke shfrytëzuar pandeminë në heshtje Vuçiq separatistëve iu dorëzoi Ujmani. Lejoi që Prishtina dhe Tirana formuan rrjetin e përbashkët të transmisionit të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Serbia me asnjë shenjë nuk ka treguar se është kundër” ka thënë deputeti i Lëvizjes  Popullore të Serbëve të Kosovës “Atdheu”.

Në shtator Vupiq në Uashington nën patronatin e Tramp nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit e Prishtinës, që ishte e mjegulluar dhe të paqartë përmendi liqenin dhe furnizimin me energji. Në marrëveshje shkruan “dy palët u pajtuan që ministria e energjetikës së ShBA-ve dhe qeveria amerikane të kryejnë studimin e qëndrueshmërisë për nevojë të ndarjes së liqenit si furnizues me ujë dhe energji”.

“Në marrëveshje nuk ka asnjë të dhënë nga ku mund të nënkuptohet  ndonjë dobi për Serbinë nga liqeni. Me këtë marrëveshje të paqartë dhe lënies palës së tretë të arbitroj në këtë çështje Serbia vetëm mund të humb edhe atë që ka në këtë momente assesi tp fitojë diçka” tha ekonomisti Milan Kovaçeviç.

Se ai ka të drejtë fakt është lajmi se ka nisur funksionalizimi dhe veprimi i pavarur i Kosovës si rregullator i zonës në kuadër të bllokut Kosovë-Shqipëri që lëshoi në punë larg-përçuesin 400 kilovolt mes dy vendeve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në qendrën e sistemit transmetues tha se ky projekt është rezultat i Shengenit regjional.

Dhe kështu nga “nuk e jap Ujmanin” erdhëm në situatën që Vuçiq me politikën e vetë të heshtjes dhe pa asnjë rezistencë të dorëzoj Ujmanin Kosovës dhe të gjithë sistemin elektro-energjetik.

Mbetet të shihet nëse liqeni që pas marrëveshjes së Uashingtonit u emërtua liqeni Tramp , përsëri do ndryshoj emrin dhe të quhet liqeni Bajden si rezultat i politikës së mençur të Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat