Bujanoc: Përjashtimi i mediumeve nga buxheti komunal antiligjor e jocivilizues

Lajme

Bujanoc: Përjashtimi i mediumeve nga buxheti komunal antiligjor e jocivilizues

Nexhmedin Saqipi Nga Nexhmedin Saqipi Më 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Bujanoc: Përjashtimi i mediumeve nga buxheti komunal antiligjor e jocivilizues

Shoqata e Gazetarëve “Etika”, reagon ashpër kundër vendimeve të njëanshme të autoriteteve komunale të Bujanocit, të cilat, po i lënë pa financim mediumet lokale, njërës nga fushat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Kjo komunë, për fat të keq, për dallim nga komunat e tjera, nuk po i përmbush obligimet e veta të parapara me buxhet për ndarjen e projekteve për mediumet lokale, duke anuluar , këtë vit, dy konkurse radhazi, kinse për parregullsi.

Në aktvendimin mbi anulimin e thirrjes publike për bashkëfinancimin e projekteve për realizimin e informimit publik në territorin e Komunës së Bujanocit, në vitin 2020, të datës 12.10.2020, me dorëheqjen e kryetarit të komisionit, pa ndonjë arsyetim profesional.

Ngjashëm është vepruar edhe gjatë konkursit të mëparshëm të datës 24.08.2020, i cili anulohet me dorëheqjen e kryetarit të komisionit, me një vendim të datës 01.09.2020, për anulimin e ndarjes së mjeteve në fushën e informimit publik të Komunës së Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit nr.5/19)

Të gjitha këto manipulime me paranë publike dhe mediet bëhen për qëllime politike, në mënyrë që ato të jenë të kapura nga pushteti e meqë qeverisja përbëhet me shumë parti në koalicion, të cilat nuk pajtohen se kujt më shumë me i ndarë mjete nga kulaçi financiar.

Ndarjet selektive të parasë publike për mediet është një përvojë e hidhur në Komunën e Bujanocit, e cila nuk po shikohet mirë për veprimet e saj nga organizatat e ndryshme që merren me gazetari.

Përveç pushtetit lokal, askujt tjetër nuk i shkon për shtati e më së paku gazetarëve dhe qytetarëve, të cilët mbeten në terr informativ, pikërisht në këtë periudhë të vështirë pandemike, në të cilin mediumet e kanë një rol të veçantë në luftën kundër Covidit 19.

Ndërsa pushtetit lokal ky terr informativ i konvenon për mostransparencë rreth ndarjes së parasë publike në sfera të tjera të veprimtarisë si ajo e rrogës së 13-të, në formë ndihme, për punëtorët e administratës komunale dhe ndihma të tjera në emër të hendikepuarëve dhe personave me nevoja të veçanta.

Këto ndihma emergjente askush nuk i konteston, meqë ata kanë nevojë dhe marrin ndihma edhe nga buxheti republikan dhe qendrat për punë sociale, por t’i lësh anash gazetarët pa fonde, nuk është njerëzore, etike dhe morale, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat