Bashkatdhetarë, mos ia mësyni kufirit të Hungarisë, ja çka iu pret atje

Lajme

Bashkatdhetarë, mos ia mësyni kufirit të Hungarisë, ja çka iu pret atje

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Në prag të festave të fundviti, siç duket interesimi i bashkatdhetarëve për të ardhur në vendlindje është i madh.

Derisa, gjatë pushimeve të verës, për shkak të pandemisë, pati atmosferë të zbehtë dhe pak lëvizje nga mërgimtarët, ndonëse ende gjendja është e rëndë, ata tashmë ia kanë mësyrë tokës ku u lindën.

Vetëm sot, në pikën kufitarë Hungari-Serbi, u panë qindra makina, të cilat prisnin në radhë, ku u krijua edhe kolonë e gjatë.

Po ashtu edhe përmes rrugëve ajrore, duket se do të vijnë një numër i madh i mërgimtarëve, pasi që numër i madh i biletave të aeroplanëve po shitën nga çasti në çast.

Kujtojmë që Kosova nuk është izoluar për shkak të virusit korona, derisa kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti në një konferencë për media, tha se situata është stabile, ngase s’ka rritje të numrit të rasteve pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat