Sipas medieve serbe: Më në fund i vjen fundi lojës hipokrite ndërmjet Vuçiqit dhe BE-së

Lajme

Sipas medieve serbe: Më në fund i vjen fundi lojës hipokrite ndërmjet Vuçiqit dhe BE-së

Nga: F.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:19
Aleksandar Vuçiq

Gazeta “Alo” ka sulmuar mediet kroate që në mungesë të ideve dhe angazhimit për tema edhe tekste kanë gjetur mënyrën që të kthejnë tekste tashmë të botuara, siç kanë vepruar me tekstin “më në fund i vjen fundi lojës hipokrite ndërmjet Vuçiqit dhe BE-së”, ku thuhet se Vuçiq është kundër paqes dhe kundër politikave evropiane, transmeton “Bota Sot”.

Në tekst shprehet keqardhje për opozitën serbe të cilën kinse po e shkel Vuçiq. Pra sipas logjikës kroate, shkruan gazeta, serbët duhet të zgjedhin politikanë që i pëlqejnë Zagrebit dhe me forcë të votojnë për njerëz që nuk kanë mbështetje as në familjet e tyre sepse kanë shkatërruar çdo gjë që kanë prekur.

Vuçiqit i shihet për të madhe se ka guxim të mbroj interesat e popullit serbe që jeton në regjion dhe udhëheq Serbinë gjithnjë më të fuqishme ekonomike edhe ushtarake.

Në tekst pa fshehur aspak propagandohet dhe mbështetet qëndrimi që të ndërpritet rruga e Serbisë drejtë BE-së.

Atë që redaktorët e portaleve kroate nuk e kanë pritu janë komentet e lexuesve kroat, që përveç atyre që në mënyrë standarde urrejnë serbët dhe pështyjnë serbët, ka edhe të mençur që thonë të vërtetën.

"Serbia me Vuçiq po rritet si në aspektin ushtarak edhe atë ekonomik, nuk ka inflacion, ai po udhëheq politikë të mençur në të cilën edhe Kroacia edhe Be duhet të marrin mësim!"

"Të shikojmë ne veten tonë , ata serbë kur humbin ngritin kokën . Nga ata kemi shumëçka çka të mësojmë” janë disa nga komentet shkruan “Alo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat