​Nuk respektuan masat antiCOVID-19, shqiptohen 619 gjoba

Lajme

​Nuk respektuan masat antiCOVID-19, shqiptohen 619 gjoba

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

E vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 619 gjoba.

Ndërkohë që sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) në vend janë shënuar 223 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1001 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 223 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat