Ish-gjykatësja hetuese nga Prishtina, Danica Marinkoviç: William Walker duhet të gjykohet

Lajme

Ish-gjykatësja hetuese nga Prishtina, Danica Marinkoviç: William Walker duhet të gjykohet

Nga: F.B Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:32
William Walker

Askush nuk mund të më marr atë që kam parë. Edhe tash pas dy dekadave mund të ri-konstruktoj secilin sekondë të hetimit të vendngjarjes në Reçak ka thënë për “Novosti” ish-gjykatësja hetuese nga Prishtina Danica Marinkoviç, transmeton “Bota sot”.

“Aty ka ndodhur shembull klasik i aksionit kundër terrorist. Legal e legjitim i policisë kundër UÇK-së. Në Hagë kam dëshmuar se William Walker erdhi për të shpikur një skenar për bombardimet e vitit 1999. Kjo ishte fitore e jonë”, tha ajo duke komentuar deklaratat e fundit të William Walker se Reçaku ishte masakër ndaj civilëve dhe gjeneralët e ministrat e Millosheviqit duhet të dënohen për atë rast.

Marinkoviç përkujtoi se ishte dëshmitare në procesin kundër Millosheviqit, Llukiqit dhe Gjorgjeviqit në Hagë.

“Isha në Hagë me çantën përplot fakte. Millosheviq më pat pyetur të gjitha ato i ke ruajt dhe i ke sjell, që ishte hera e parë që e shihja në jetë. Shtova se duhet të dëshmoj se serbët nuk kanë kryer gjenocid, aq shumë fola sa më thanë në fund të përgjigjem në po dhe jo, kur nuk kam pranuar i morën dëshmitë dhe Reçaku nuk ishte në asnjë akuzë”, tha Marinkoviç.

Në pyetjen si i ka ruajtur ato dëshmia, kur mezi ka shpëtuar kokën nga Prishtina, ajo tha se kishte kopjet.

Kam komplet dosjen e Reçakut, çdo gjë të përkthyer anglisht dhe materiale tjera faktike. Përkthyesit nuk më kanë përkthyer mirë gjatë dëshmisë dhe vetë Millosheviq ka bërë vërejtje se ‘përkthyesi nuk ka përkthyer drejtë”, kujton Marinković.

Ndonëse shumë vetë e kanë bindur mos të udhëtoj në Reçak, bile kanë shtënë në te shkruan gazeta, ajo thotë se ishte diçka më e fortë se ajo edhe pse ishte rrezik.

“Policia ishte me mua dhe thoshte se ka rrezik, na ka ruajt Zoti, kur gjykatësi hetues del në vendin e ngjarjes nuk ka asgjë më të fuqishme. Gënjeshtrat e William Walker janë të shkurtra, vetë bashkëpunëtorja e tij Helena Ranta e ka pranuar çka ka ndodhur në Reçak. Walker duhet gjykuar, më vjen keq që nuk e kam takuar me ia thanë atë që mendoj. E kam takuar zëvendësin e tij Xhon Drenkijeviç dhe ai më ka ndaluar të hyj në Reçak duke më kërcënuar me Hagë, e kam ditur s epo fshihet diçka”, thotë Marinkoviç.

Në pyetjen nëse pret gjykimin e Thaçit dhe tjerëve, ajo thotë se nuk mund të vlerësoj tash këtë.

“Shfaqet dyshimi nëse Gjykata do të jetë e pavarur, a mund të bëjë punën profesionalisht dhe të shkoj proceseve deri në fund. Por kam shpresë, se ajo që është thënë në akuzë dhe ato raste do mbulohen me fakte edhe do të dëshmohen”, tha Marinkoviç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat