“Kosova, vend fqinj”, Vasili i përgjigjet Ramës: Pro-serb që i rreh zemra në Beograd

Lajme

“Kosova, vend fqinj”, Vasili i përgjigjet Ramës: Pro-serb që i rreh zemra në Beograd

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Petrit Vasili

Në një konferencë për mediat, nënkryetari i LSI Petrit Vasili akuzoi edhe një herë kryeministrin si të paaftë për ti treguar shqiptarëve se kur nis vaksinimi anti-Covid.

“Edi Rama në vend që t’ju thoshte shqiptarëve se kur fillon vaksinimi? Çfarë vaksinash janë siguruar? U shfaq duke kritikuar SHBA dhe Europën dhe duke i qarë hallin SHBA-ve dhe Europën. Një nga pozicionet më qesharake, ky kryeministër, më ndjeni për shprehjen, karagjoz, bën sikur kritikon SHBA dhe Europën, dy realitete për zhvillimin e tyre të pamatë e që janë shembull për gjithë globin”, tha Vasili.

Vasili përmendi edhe rastin e Serbisë, e cila sot nisi vaksinimin anti-Covid në vend.

“Ky individ tha se vaksinë nuk ka dhe se vaksinë nuk del nga SHBA. Siç duket këto ishin konkluzionet që nxorri kur shkoi të shihej sy më sy me prodhuesin e vaksinës e në vend të vaksinës u solli shqiptarëve penelat e tij. Taksat e shqiptarëve u shpenzuan që ky të bënte pazar e të blinte penela në New York e të mos sillte asnjë dozë të negociuar, asnjë kontratë paraprake duke treguar një paaftësi për të drejtuar si asnjë kryeministër tjetër më parë.

Sot siç e dimë Serbia filloi të vaksinohet. Me çfarë? Me Pfizer, ndërkohë ky i gënjehu shqiptarët, nuk del vaksinë nga SHBA”, vijoi nënkryetari i LSI.

Në fund të konferencës, Vasili komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot lidhur me situatën politike në Kosovë.

“Vjosa Osmani hodhi dritë mbi ahurin anti-shqiptar ku është zhytur Edi Rama, si anti-shqiptari i vetëm shembullon, i cili nxin kur takoheet me udhëheqësit kosovarë, është gojëhidhur me ta, është i egër. Por ngazëllen, hedh dorën në qafë kur takon Vuçiç e liderë të tjerë serbë.

Është i vetmi proserb mes 5 milionë shqiptarëve që i rreh zemra jo këtu, në Beograd. I vetmi moment i sinqertë ishte kur tha “Kosova, vend fiqnj”. Nuk e ka thënë asnjë udhëheqës shqiptar në këto 30 vjet. Mund të kenë bërë gabime nga më të mëdhatë, më të rëndat, por kurrë nuk ka guxuar njeri të quajë Kosovën “vend fqinj”. Ka qenë vend vëlla. Na ka rrahur zemra të gjithëve. Vend fqinj? Vetëm një armik i Kosovës mund ta thotë. Vende fqinje janë vendet me të cilat Shqipëria kufizohet, Kosova është vend vëlla”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat