Alarm i prokurorit italian: Tregtia me fëmijë punë mafioze që sjell mbi 100 mijë euro fitim mujor

Lajme

Alarm i prokurorit italian: Tregtia me fëmijë punë mafioze që sjell mbi 100 mijë euro fitim mujor

Nga: F.B Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Prokurori italian i Trieshtës për mosha të mitura Leonardo Tamborini ditë më parë ka ngritur alarmin për tregti me fëmijë nga Kosova dhe keqpërdorimin e tyre, duke thënë se është koha e fundit që kjo çështje të merret seriozisht – “përderisa nuk bahet vonë”, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Tamborini edhe më herët në fillim të vit e ka tërhequr vërejtjen lidhur me këtë çështjeje duke njoftuar Romën zyrtare, por ka munguar reagimi i autoriteteve italiane. Mediet italiane kanë shkruar në shkurt dhe kjo është ri-aktualizuar para disa dite.

Sipas të dhënave të qeverisë italiane gjatë vitit 2018 nga territori i Kosovës në Itali kanë hyr pa përcjelljen e prindërve 481 të mitur , ndërsa në vitin e shkuar 411. Ky fenomen është i shprehu posaçërisht në Trieshtë, ku në baza ditore shënohet së paku nga një rast.

Sipas dëshmitarëve rruga nis nga Prishtina përmes Beogradit, Shidit dhe pastaj në rrugë sekrete kalojnë në Itali. Dëshmitarët thonë se kontrabanduesit ndërrohen në secilin kufi dhe kanë lidhje të shkëlqyeshme mes vete dhe iu është ndaluar komunikimi mes të miturve.

Para se të dërgohen në bashkësi, më së shpeshti në shtëpi katolike, të miturit sipas informatave regjistrohen në shtëpinë studentore sllovene “Shtëpia e nxënësve”.

Prokurori i Gjykatës për të mitur në Trieshtë Leonardo Tamborini thotë s kjo është punë mafioze e paguar mireë

"Flasim për punë mafioze të vlefshëm mbi 100 mijë euro në muaj. Të gjitha udhëtimet e tyre janë të organizuara dhe i vetmi që u marr me këtë çështje është prokurori i Prishtinës që ka parashtruar informatat rreth asaj se çka ndodhë me fëmijët e mitur në Itali” tha ai.

Indiferenca është e dyanshme edhe nga ana autoriteteve të Prishtinës edhe nga ato të bashkësisë së Trieshtës që pranon të ardhurit derisa nuk prishin rregullin e qytetarëve italian. Por këto grupe të miturve gjithnjë e më shpesh bëhen devijuese edhe të rrezikshme për qytetin konsideron prokurori.

Kur bëhen të moshës së rritu, bëhen pjesë e krimit të organizuar, kontrabandës së narkotikëve dhe armëve, e rrugët kryesore të tyre janë Trieshta –Venediku - Milano.

Duke nis se ata përbëjnë rrezik për shoqërinë italiane në të cilën nuk adaptohen kurrsesi , prokuroria e Trieshtës ka ngritur vërejtjen në shkallën kombëtare që ky zinxhir urgjent të ndërpritet.

Derisa prokuroria ka treguar mirëkuptim për veprime në këtë çështje, për shkak të situatës epidemiologjike, kjo u ri-aktualizua nga Tamborini duke ngrit alarmin si shumë serioz.

Në shkurtin 2020 një gazetar italian i gazetës "Espreso“ ka qëndruar në Kosovë dhe ka thënë se është zhvilluar “rrjeti mafioz i specializuar për të mitur pa përcjellje të prindërve dhe shumë prindër janë të gatshëm të dërgojnë fëmijët e tyre në Trieshtë”.

Gazetaro ka marr deklaratat e disa prindërve që kanë dërguar fëmijët me “tregtar” në Itali duke thënë se i kanë dërguar para moshës së rritur dhe kanë paguar 3 mije r 500 deri 4 mijë e 500 euro për një fëmijë dhe pas një jave ata janë lajmëruar nga Trieshta.

Sipas tij shumë familje nis të mbledhin parat që kur fëmija të mbush 13-14 vjet, të jenë të sigurt që para moshës 18 vjeç të shkojnë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat