Mlagjan Gjorgjeviç: Vuçiq ka dorëzuar të gjitha atributet shtetërore Kosovës dhe do karrige për Kosovën në OKB

Lajme

Mlagjan Gjorgjeviç: Vuçiq ka dorëzuar të gjitha atributet shtetërore Kosovës dhe do karrige për Kosovën në OKB

Nga: F.B Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:35
Mlagjan Gjorgjeviç

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi”, Mlagjan Gjorgjeviç ka kritikuar ashpër regjimin siç u shpreh ai të SNS dhe Vuçiqi në Serbi dhe ka kërkuar këndellje te qytetarëve dhe opozitës që Serbia të çlirohet nga të gjitha dukuritë negative, nga tradhtia, plaçkitja, jo demokracia që mbretëron nga ky pushtet, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Ndërsa lidhur më qëndrimin e tij se Vuçiq ka tradhtuar interesin kombëtar dhe ka dorëzuar Kosovën ai tha se Vuçiq ka gabuar që bisedimet teknik i ka ngritur në nivelin e statusit.

“Prej vitit 2013 me marrëveshje të Brukselit shtetit të ashtuquajtur të Kosovës ia ka dorëzuar të gjitha atributet shtetërore, që nga doganat, kalimet kufitare deri tek gjyqësia dhe integrimi i serbëve në ato institucione, numrin thirrës telefonik dhe së fundi sistemin energjetik. Ai e la Kosovën në mëshirën e shqiptarëve, ndërkohë formoi nj degë të partisë së vetë që e quan Lista Serb që është mafioze. Së fundi bisedon me Ramen për formimin e Shqipërisë së Madhe dhe çfarë është kjo nëse jo tradhti”, tha Gjorgjeviç.

Në konstatimin se Vuçiq ka demantuar këto dhe ka thënë se nuk do të njoh Kosovën, ai shtoi: “Si nuk ka nënshkruar , kur sipas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosova u prezantua pa fjollë, kur Izraeli u thirr të njeh pavarësinë e Kosovës e Vuçiq të ndaloj fushatën kundër tërheqjes së njohjeve dhe pas një viti mund të bëhet anëtare e këtyre organizatave ndërkombëtare”.

“Duke marr parasysh të gjitha këto që numërova , çfarë ka mbetur të dorëzohet, askush formalisht nga sponsorët e pavarësisë së Kosovës nuk kërkon njohje , kërkohet ajo që Vuçiq qysh në vitin 2012 ka premtuar që ‘Kosova të bëhet anëtare e OKB’, ndërsa raportet tona të jenë sikur ato mes dy gjermanive, vetëm edhe kjo ka mbetur dhe na duhet të ndalojmë të realizojë atë Vuçiq”, tha Gjorgjeviç .

Lidhur me atë se keni qenë këshilltar i Tadiçit dhe a mbani përgjegjësi për situatën rreth Kosovës, Gjorgjeviç ka thanë se  nga 2008 deri 2012 nuk ishte këshilltar për Kosovë por sekretar i Këshillit për regjion dhe bashkësi fetare. Nuk jam marr ë Kosovën as me bisedime, po ka pasur gabime edhe asokohe sepse Serbia ishte shumë e pranishme në Kosovë. Veriu ishte në sistemin juridik edhe ekonomik e politik me sistemin e Serbisë, ne kishim organizimin në shumë sfera, nuk kishte kalime kufitare dhe nuk kemi lëshuar pe në ato gjëra.

Në kohën kur ishit në pushtet u vendos çështja e shpalljes së pavarësisë para Gjykatës Ndërkombëtare, gjë që Vuçiq ju fajëson si pushtet, Gjorgjeviç tha se “çështja e Gjykatës Ndërkombëtare u bë në gusht 2008, ndërsa në nëntor ai kishte marr detyrën e këshilltarit, por konsideroj guxim kundërshtimin ndaj fuqive botërore në radhë të parë ShBA-ve.

Nuk shoh se Vuçiq bën diçka të ngjashme, me atë akt u ndalua vazhdimi i valës së njohjeve t[ pavarësisë, po të ishte humbur Kosova asokohe, nuk do sillte perëndimi SNS në pushtet në vitin 2012 dhe të dorëzoj pjesë-pjesë sovranitetin. Vuçiq ka pas vetës kronologji të turpit që shkon në bisedime me flamur të bardhë dhe ka fytyrë të akuzoj kinse po lufton për Kosovën u shpreh ai.

Ndërsa  në pyetjen s epo të ishit ju në pushtet si dot të zgjidhnit çështjen e Kosovës, ai tha se “Zgjidhja e statusit të Kosovës është e qartë në rezolutën 1244 të OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë, secili duhet të përmbahet këtyre dokumenteve e jo të tregtojë me sovranitetin si në treg. Përderisa në Serbi dhe Kosovë udhëheqin kriminelët e luftës dhe nxitësit me duar të përgjakura nuk mund të ketë dialog të sinqertë sepse të dy palëve iu përshtate shtyrja e bisedimeve dhe vazhdimi i plaçkitjes”.

Gjorgjeviç tha se Lëvizja “Çlirimi” angazhohet pët anulimin e marrëveshjeve që dëmtojnë vendin që janë nënshkruar me kriminelët e luftës Thaçi e Haradinaj, Për kthimin e kontingjentit të ushtarëve serb sipas rezolutës 1244 dhe nuk do ndalemi asnjëherë në mbrojtjen e territorit tonë si bëjnë të gjitha shtetet normale në botë,Nuk ka shembull në historinë botërore që një shtet heq dorë vullnetarisht nga 17 për qind e territorit të vetë” tha ai në pjesën që fliste rreth çështjes së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat