Kosova vazhdon të jetë “mollë sherri” në polemikat ndër-serbe, Kostiç shfajësohet se e akuzojnë për diçka që nuk ka thënë

Lajme

Kosova vazhdon të jetë “mollë sherri” në polemikat ndër-serbe, Kostiç shfajësohet se e akuzojnë për diçka që nuk ka thënë

Nga: F.B Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:28
Vladimir Kostiç

Kreu i Akademisë së Arteve edhe Shkencave të Serbisë (SANU) Vladimir Kostiç, ka thënë se në intervistën për “Newsmax adria” nuk ka përmendur eksplicit asnjë emër dhe ndaj tij u ngrit valë e “pavërtetave dhe akuzave” për diçka që nuk ka thënë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Kostiç ka theksuar se kjo mund të vërtetohet nëse shikohet emisioni ku ishte mysafir, shkruajnë mediet e Beogradit.

Sot kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjan Gjorgjeviç, ka vlerësuar se Kostiç ka nisur “përndjekjen ndaj peshkopit gjerman të Duseldorfit Gregorije” me qëndrimin për shqyrtimin e qëndrimit për Kosovën, “duhet lënë parullat me të cilat serbët ndihen si heronj”.

“Nuk kam përmendur në mënyrë eksplicite asnjë emër dhe titujt ‘Peshkopi Gregorije të lë parullat’ thjeshtë janë të pavërteta...aq më parë në momentin kur jam intervistuar nuk kam pasur informatë për deklaratën e peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), as për kënd bëhet fjalë, gjë që e ka konfirmuar edhe shtëpia mediale”, tha Kostiç.

Kreu i Akademisë ka thënë se bëhet fjalë për gjëra që nuk ka thënë se “Kosova nuk është e jona dhe kjo duhet të kuptohet sa më parë”, që kanë transmetuar disa media që janë të pasakta dhe në emision kam insistuar në “dialog dhe qëndrimin se askush nuk ka të drejtë në tapinë e së vërtetës”.

“Mos më dëgjoni mua, shkoni e dëgjoni intervistën, në asnjë moment nuk kam thënë diçka të tillë. Më sulmojnë se jam kundërshtar i ashpër i regjimit, si thonë disa manekin të errët të patriotizmit se ‘punoj që (presidenti i Serbisë Vuçiq)... çka është këtu e vërteta – me gjasë jam vetëm individ që ka guximin të shpreh mendimin e vetë”, tha Kostiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat