Artisti nga Kosova Alkent Pozhegu krijon portretin e Joe Biden me 124 kilogramë fara dhe drithëra

Lajme

Artisti nga Kosova Alkent Pozhegu krijon portretin e Joe Biden me 124 kilogramë fara dhe drithëra

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:02
Foto

Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist kosovar ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme, raporton AP.

45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule.

“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse ai [Biden] e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.

Biden është tejet i njohur për kosovarët, pasi që ka kritikuar ashpër politikat e ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat