Zhduken një 15-vjeçar nga Malisheva dhe një 11-vjeçar nga Ferizaj

Lajme

Zhduken një 15-vjeçar nga Malisheva dhe një 11-vjeçar nga Ferizaj

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 14:35
Ilustrim

Dy të mitur janë raportuar të zhdukur nga familjarët e tyre në 24 orët e fundit në Kosovë.

Media nga burimet e saj brenda Policisë së Kosovës, merr vesh se një 15 vjeçar me iniciale E. G nga fshati Balincë, ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më.

Rasti në Polici është lajmëruar nga nëna e tij.

Ajo i ka thënë Policisë së i biri ka dalë nga shtëpia edhe herë të tjera por nuk është vonuar shumë gjatë.

Sipas nënës së fëmijës së zhdukur djali ka pasur veshur, xhinse, një bluzë të kuqe dhe patika.

“ Nëna ka deklaruar se nuk është hera e parë që djali i saj ka dalë nga shtëpia por nuk është vonuar kështu sikur sonte e cila dhe është bërë merak për të. Ajo përmes telefonit ka kontaktuar të afërmit e saj mos rastësisht është te ta”, ka thënë ky burim.

Rasti tjetër i zhdukjes është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj.

11 vjeçari A.S ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat