Kandiç sulmon Zemanin për kërkim-faljen ndaj bombardimeve – Ai nuk ka dëgjuar se policia e ushtria e Serbisë për vrau 7 mijë civilë shqiptarë

Lajme

Kandiç sulmon Zemanin për kërkim-faljen ndaj bombardimeve – Ai nuk ka dëgjuar se policia e ushtria e Serbisë për vrau 7 mijë civilë shqiptarë

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:15
Natasha Kandiç

Natasha Kandiç ka sulmuar ashpër presidentin çek Zeman në rrjetin social Tviter për shkak se ai i kërkoi falje Vuçiqit për pjesëmarrjen e vendit të tij në bombardimet e NATO-së ndaj SRJ në vitin 1999, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Jam i sigurt ka thënë ndër tjera Kandiç në Tviter se presidenti çek Zeman nuk ka dëgjuar se policia dhe ushtrua e Serbisë ka vrarë gjatë bombardimeve mbi 7 mijë shqiptarë civil.

“Presidenti çek i ka kërkuar falje për bombardimet ndaj SRJ me lutjen për falje ‘për të zgjidhur traumën e vetë shumëvjeçare’. Pak vite kanë kaluar dhe ende nuk ka dëgjuar se policia edhe ushtria serbe për 78 ditë ka vrarë mbi 7 mijë civil shqiptar” ka shkruar Kandiç në rrjetin social Tviter, që nga gazeta “Novosti” quhet publikim i turpshëm.

Gazeta “Novosti” përkujton se presidenti çek i ka kërkuar flaje Serbisë dhe popullit serb për agresionin e NATO-së në vitin 1999 dhe ka kërkuar falje. Zeman këto fjalë i ka thënë në takimin që kapsur me presidentin serb Vuçiq, që ndodhet në vizitë në Pragë.

Ai ishte shprehur se bombardimet ishin gabim dhe kërkon falje popullit serb për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat