Mungesa e bordit të OSHP-së shkakton dëme marramendëse tek bizneset e institucionet

Lajme

Mungesa e bordit të OSHP-së shkakton dëme marramendëse tek bizneset e institucionet

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Organi shqyrtues i prokurimit nga 1 prilli i këtij viti ka mbetur pa kryetar dhe asnjërin nga pesë antarët e bordit.

Si shkak i mungesës së bordit dhe mos vendosja për rreth 300 ankesa po shkakton telashe të mëdha jo vetëm për bizeset, por edhe për institucionet. 

E sot zyra e kryeministrit ka ftuar të gjithë të interesuarit/at, me kualifikimet e nevojshme, që të aplikojnë në konkursin për OSHP-në.

Nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, thanë se OSHP-ja e konsideron se mos kompletimi i bordit të OShP-së dhe mos vendosja për ankesat e pranuara në OSHP (për mungesë të bordit), do të shkaktoj dëme të përgjithshëm si tek operatorët ekonomik (OE-të), po ashtu edhe tek autoritetet kontraktuese (AK). 

Sipas tyre kjo nga fakti, se operatorët ekonomik ankues nuk do të mund të kenë një vendim përfundimtar lidhur me të drejtën e tyre për ankimim, kurse autoritetit kontraktuese (AK-të) nuk do të mund të realizojnë projektet e tyre të rëndësishme e posaçërisht ato projekte të cilat nuk durojnë shtyrje posaçërisht për projekte kur është në pyetje edhe interesi publik dhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, ju sqaron se OSHP nuk ka nxjerr një statistikë lidhur me vlerat e ankesave të parashtruar në këtë fazë kjo ngase vetëm në përpilimin e raportit vjetor të punës nxjerrën statistikat lidhur me vlerën e saktë të të gjitha ankesave të parashtruara gjatë tërë vitit kalendarik.

Kurse sa i përket afatit për vendosje Organi Shqyrtues i Prokurimit ju njofton se neni 117 i LPP-së specifikon: Afati i fundit për marrjen e vendimeve - OSHP do të nxjerrë vendimin e tij përfundimtar me shkrim, së bashku me një deklaratë me shkrim mbi arsyet faktike dhe ligjore mbi të cilat është marrë një vendim i tillë, dhe ndonjë urdhër që nevojitet për zbatimin e vendimit të tillë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas skadimit të afatit kohor të specifikuar në paragrafin 7. të nenit 115 të këtij ligji, apo pas dorëzimit të informative shtesë dhe/apo shpjegimeve apo dëgjimeve sipas nenit paragrafin 3. apo 4. të nenit 116 të këtij ligji. 

Kur në çështje janë të përfshira fakte veçanërisht të ndërlikuara, OSHP mund të përcaktojë çështjen si çështje shumë të ndërlikuar dhe të shtyjë afatin për jo më shumë se njëzet (20) ditë për nxjerrjen vendimit të tij, deklaratës mbi arsyet dhe urdhrit të tij.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, konsideron se kjo pyetje ndoshta do të duhet ti drejtohet organeve kompetente që janë kompetente për formimin e bordit të OSHP-së, sepse OSHP merret vetëm me shqyrtimin e ankesave dhe jo me zgjedhjen e bordit te saj.

Organi Shqyrtues i Prokurimit njofton se, OSHP ka të publikuar në web faqen e saj çdo ankesë të parashtruar nga OE-të, andaj nga aty mund edhe të kuptohen se cilat projekte janë ndalur.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ju njofton se, neni 100 i LPP-së e ka përcaktuar qartë Institucionet që merren me emërimin e bordit të OSHP-së, andaj çështja në fjalë është në kompetencën e Qeveris dhe te Kuvendimit te Republikës se Kosovës.

Derisa sot zyra e Kryeministrit fton të gjithë të interesuarit/at, me kualifikimet e nevojshme, që të aplikojnë në konkursin për OSHP-në

Qeveria e Republikës së Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe fton qytetarët t'i bashkohen qëllimit të përbashkët për udhëheqje të bazuar në meritokraci. Zbrazëtitë e mungesat në pozita udhëheqëse të institucioneve duhet të plotësohen me profesionistë të kualifikuar e të përgjegjshëm.

Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit/at, me kualifikimet e nevojshme, që të aplikojnë në konkursin e shpallur për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy (2) anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces, do të publikohen në uebfaqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim.  

Do të konsiderohet gjithashtu se është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve të Pavarura për t'u qasur në dokumente të dorëzuara në zarfin e aplikimit, me ç'rast informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi. 

Inkurajohen të gjithë të interesuarit/at nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit/at e tjerë që të aplikojnë në këtë konkurs. 

Nga ana tjetër nga Qeveria e Kosovës e Kuvendi nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se kur do të kompletohet bordi i OSHP-së.

Njohësi i çështjeve ekonomike profesori Musa Limani, tha se mos zgjedhja e anetarëve të Bordit në OSHP deri më tani dhe mosfunksionimi i tij, ndikon në moszgjedhjen e ankesave të bëra nga operatorët ekonomik në këtë gjykatë të tenderëve dhe në mos avancimin e këtyre mjeteve në zhvillim ekonomik të Kosovës. 

Sipas profesorit duke pasur parsysh efektin e këtyre investimeve për ti fut në funksion të zhvillimit ekonomik, Qeveria dhe Kuvendi duhet që sa ma shpejt ta funksionalizojnë këtë institucion me rëndësi të veçantë në Kosovë.

"Çdo prolongim i mosfunksionimit të këtij bordi, sjell efekte të mëdha negative në zhvillimin ekonomik të vendit", tha njohësi i ekonomisë  Musa Limani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat