Shapiç trimërohet edhe kërcënon: Nëse sulmohen serbët në Kosovë, do ketë përgjigje adekuate...

Lajme

Shapiç trimërohet edhe kërcënon: Nëse sulmohen serbët në Kosovë, do ketë përgjigje adekuate...

Nga: F.B Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:49
Aleksandër Shapiç

Nënkryetari i sapo-zgjedhur i SNS, pas bashkimit të SPAS me SNS Aleksandër Shapiç ka deklaruar se “Serbia do të mbrojë serbët e Kosovës në rast sulmi”, duke bërë kërcënim të hapur, ky trimërim i tij erdhi pas bashkimit të subjektit që drejtonte SPAS me SNS të Vuçiqit, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

“Nëse vjen te sulmi, e keni dëgjuar deklaratën e presidentit Vuçiq se Serbia do përgjigjet në mënyrë adekuate” tha Shapiç duke shtuar se “shpreson se populli serb të mos vijë në situatë që të rrezikohet”.

Ai shtoi se “Shpreson se faktori ndërkombëtar para se gjithave KFOR-i do mbetet atje dhe do vazhdojë të sigurojë. Nëse ndodhë sulmi, gjithsesi përgjigja do të jetë adekuate, me qëllim mbrojtjen e popullit që jeton atje” tha Shapiç.

Të përkujtojmë se sot në mbledhjen e Këshillit qendror të SNA, Aleksandër Shapiç u zgjodh për nënkryetar të KQ të kësaj partie, ka njoftuar nënkryetari tjetër i SNS Milosh Vuçeviç.

Si dihet më përpara Këshilli qendror i SNS votoi për bashkimin përkatësisht shkrirjen e SPAS në SNS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat