Kush janë përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse Ruse që shoqëruan delegacionin e ‘Shtëpisë Ruse’ gjatë vizitës në Kosovë?

Lajme

Kush janë përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse Ruse që shoqëruan delegacionin e ‘Shtëpisë Ruse’ gjatë vizitës në Kosovë?

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 08:50
Delegacioni i ‘Shtëpisë Ruse’

Një javë më parë, mediet ndërkombëtare publikuan lajmin lidhur me vizitën e delegacionit të së ashtuquajturës “Qendrës Ruse për Kulturë dhe Shkencë” në Beograd, e njohur si “Ruski Dom”.

Kjo vizitë ishte realizuar më 18 dhe 19 maj 2021. Pjesë e këtij delegacioni ishin Yevgeny Baranov dhe Vasily Galaktionov.

Sipas faqes së tyre në Facebook, kjo vizitë u organizua nga Zyra Ndërlidhëse e Federatës Ruse, e cila gjendet në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Delegacioni rus realizoi vizita në disa qytete të Kosovës.

This image has an empty alt attribute; its file name is rusi-kosove-776×1024.png
Ata vizituan Mitrovicën e Veriut, Universitetin paralel në këtë qytet, Manastirin e Graçanicës, Manastirin e Deçanit si dhe Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë.

Pjesëmarrës në këto vizita ishin edhe përfaqësues të kësaj zyre, në krye me shefin e saj, Andrey Shugurov dhe zyrtarin tjetër Nikita Sukhodolov.

“Shtëpia Ruse” publikoi edhe fotografitë e vizitës në fjalë, gjë që dëshmojnë pjesëmarrjen e zyrtarëve rusë në Prishtinë.

Në krye të “Shtëpisë Ruse” në Beograd është Jevgenij Boranov. Ai ka qenë gazetar raportues nga ish-Jugosllavia.

Edhe pse zyrtarisht “Shtëpia Ruse” deklaron se kanë nënshkruar një marrëveshje me Universitetin paralel në Mitrovicën e Veriut, arsyeja e vërtetë e kësaj vizite ende nuk dihet.vizitën e delegacionit të së ashtuquajturës “Qendrës Ruse për Kulturë dhe Shkencë” në Beograd, e njohur si “Ruski Dom”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat