“Unë refuzoj me fol...” Refuzim i çuditshëm i Shkëlzen Gashit në emision Live

Lajme

“Unë refuzoj me fol...” Refuzim i çuditshëm i Shkëlzen Gashit në emision Live

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:24
Shkëlzen Gashi

Darka e shtruar nga liderët shtetëror të Kosovës ndaj Miroslav Lajçak, emisarit të BE-së për dialogun dhe ndaj Mattheë Palmer, të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor ishte temë diskutimi gjatë ditës në mediat vendore.

E një debat i tillë u organizua edhe sot në tv, ku ishte i ftuar eksperti i protokollit, Haki Merovci dhe opinionisti Shkëlzen Gashi.

Merovci ka treguar edhe elementet që e bëjnë një darkë perfekte, por për darkën ka refuzuar të flas opionisti Gashi.

Për më tepër reagimi i tij ndaj pyetjes së gazetares ka qenë i pazakontë.

"Unë refuzoj me fol për temat nuk i njoh....dhe ftesa për sonte në këtë studio ishte për takimin e zotit Palmer me përfaqësuesit e kishës ortodokse".

" Po, po mvjen shumë keq, po tham që nuk muj me fol për temën, për të cilën muj me pas mendimin siç ka një qytetar i zakonshëm", shprehet mes tjerash ai

Për më tepër shihni videon nga minuta e 29-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat