“Po na mungon shumë”, gazetarja e RTK-së shpërthen në lot kur përshëndetet me kolegun e saj

Lajme

“Po na mungon shumë”, gazetarja e RTK-së shpërthen në lot kur përshëndetet me kolegun e saj

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:19
Gazetarja e RTK-së

Gazetarja e Televizionit Publik është bërë virale sot pas një interviste me një ish koleg të saj i cili ndodhet në SHBA.

Gazetarja ishte në linjë të drejtpërdrejt me ish-gazetarin e sportit për shumë vite, Blerim Vuniqi, i cili tani ndodhet në SHBA. Ajo qau në momentin kur u lidh me Vuniqin.

“Më doli një kujtim në Facebook kur para 5 vjetëve ishim së bashku në këtë studio”, tha ajo deri sa fshinte lotët.

“Na mungon”, tha kolegu tjetër që ishte në studio, Artan Muhaxhiri.

E i emocionuar ishte edhe Vuniqi.

Këtu e keni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat