Deklarohet serbi që e vendosi flamurin serb në Koshare

Lajme

Deklarohet serbi që e vendosi flamurin serb në Koshare

Nga: F. B Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:46
Pamje nga Kosharja

Nuk e kam lënë flamurin tre ngjyrësh në Koshare, kam marr me vete “një flamur të tyre”, ka thënë i riu serb që solli flamurin serb në Koshare dhe vendosi atë mes flamujve shqiptar, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

I riu që thuhet se ka vendosur flamurin serb mes atyre shqiptar në Koshare, gjë që ka nxitur reagime të ashpra dhe informata të pakonfirmuara nga Prishtina, sipas “Novosti” është prononcuar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se nuk  e ka lënë flamurin atje.

“Nuk e kam lënë atje, nuk kam lejuar të bëjnë çka duan me te pastaj, por kam marr një flamur të tyre të madh”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar në rrjetin social Instagram, në faqen e kushtuar trimave të Koshares, shihet flamuri tre ngjyrësh serb që është vendosur tek hyrja në ndërtesën e kullës së vrojtimit në Koshare në mesin e shumë flamujve shqiptar.

Gazeta “Novosti” shkruan me mburrje për këtë veprim “nder e respekt për këtë vizitor që vendosi flamurin e vërtetë”, shkruan në foton e publikuar me rastin e 22 vjetorit të përfundimit të betejës së Koshares.

Më herët Policia e Kosovës ka demantuar lajmin se flamuri është vendosur në kullën e vrojtimit dhe e ka konsideruar këtë lajm të rrejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat