Deklarohet Vuçiq nga Brukseli: Dialogu është i rëndësishëm, por Serbia është më e rëndësishme

Lajme

Deklarohet Vuçiq nga Brukseli: Dialogu është i rëndësishëm, por Serbia është më e rëndësishme

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 10:52
Lajçak, Vuçiq dhe Borrell

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdon sot në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, në Bruksel, e më vonë do të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiq postoi një fotografi nga takimi në llogarinë e tij në Instagram “E ardhmja e Serbisë” me mesazhin “Dialogu është i rëndësishëm, por Serbia është më e rëndësishme

Takimi po ashtu ndiqet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Çështje të Tjera Rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat