Për 4 orë kryeqytetasit shpëtuan mbi 115 mijë euro

Lajme

Për 4 orë kryeqytetasit shpëtuan mbi 115 mijë euro

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarët e Prishtinës gjatë ditës së sotme kanë mundësinë të shohin se sa para mund të shpëtojnë kur sinjalizojnë rastet e korrupsionit apo keqpërdorimin e parasë publike.

Kjo është bërë e mundshme falë Agjencisë Rajonale kundër korrupsionit (RAI), e cila po zhvillon sot performancën “Sinjalizo” në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Prej orës 9 kur edhe ka filluar shkatërrimi simbolik i parasë në kabinën transparente të vendosur në qendër të kryeqytetit, deri tash janë shpëtuar mbi 115 mijë euro.

Ky aktivitet do të zgjasë 14 orë, dhe në fund të performancës do të kuptohet edhe vlera e parave që kanë arritur të kursejnë qytetarët e Prishtinës.

Një kampanjë e tillë është mbajtur edhe në Shqipëri, ku ka zgjuar interesim të madh tek mediat dhe tek qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat