Milivojeviç: Çështja e Kosovës po hyn në fazën kur duhen përfshirë institucionet edhe populli

Lajme

Milivojeviç: Çështja e Kosovës po hyn në fazën kur duhen përfshirë institucionet edhe populli

Nga: F.B Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:59
Zoran Milivojeviç

Çështja e Kosovës ka ardhur në rend dite të disa që kanë interes që ajo të zgjidhet në mënyrën që nuk përputhet me interesat shtetërore edhe kombëtare të Serbisë dhe është e zakonshme që presidenti Vuçiq që praktikisht udhëheq bisedimet dhe që ka pasqyrë të qartë të përfshijë institucionet dhe të gjithë popullin të dimë ku jemi, tha diplomati Zoran Milivojeviç, shkruan “ Sputnjik” transmeton “Bota Sot”.

Milivojeviç duke komentuar mbledhjen e 22 qershorit të Kuvendit të Serbisë për çështjen e Kosovës theksoi se është e natyrshme që çështja e Kosovës të jetë në rend ditë dhe politika e brendshme serbe.

"Mendoj se gjërat thyhen tash dhe pikërisht për këtë presidenti i shtetit duhet të ju drejtohet deputetëve, sepse të gjithë ne duhet në një mënyrë të përfshihemi në këtë tregim” tha Milivojeviç.

Në pyetjen pse ky adresim është më ndryshe nga herët tjera, Milivojeviç tha se ka peshë më të madhe sepse institucionet direkt angazhohen si faktor relevant në vend, ku para së gjithave mendohet në Parlament.

"Po hyjmë në fazën ku është e domosdoshme që të gjitha institucionet që përbëjnë shtetin të kyçen direkt sepse Serbia po përballet me presione dhe fazën kur ka interes që çështja të zgjidhet në mënyrën që nuk i përgjigjet interesit kombëtar e shtetëror strategjik. Çështja kyçe është rreth asaj që ne të pranojmë pavarësinë e Kosovës me çdo çmim” tha ai.

Ai precizoi se nuk mund të flitet për kushtëzime me euro-integrime, po direkt për Kosovën. Janë në pyetje raportet tona me perëndimin tha ai dhe tërheq vëmendjen se Serbia thjeshtë do ballafaqohet me fazën e re të presioneve të ndërlidhura me këtë çështje.

"Për këtë Serbia duhet të verifikoj qëndrimin në mënyrën në të cilën nënkuptohet sistemi dhe institucionet e shtetit” tha Milivojeviç.

Si dihet Vuçiq me 22 qershor do të iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Serbisë në të cilën me detaje “do të flas thellësisht për secilën çështje që ka rëndësi rreth situatës në Kosovë.

Vuçiq pas takimit të fundit në Bruksel me kryeministrin Kurti theksoi se “ në Bruksel dukej se Prishtina po i bënë obstruksion dialogut dhe mos konstruktiviteti i saj mund të destabilizojë situatën në Kosovë ".

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të jetë e kujdesshme “ që mos të ndodhë asnjë incident që mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin në regjion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat