Ja çka fshihet pas mbështetjes së Vuçiqit për liberalizim të vizave për Kosovën?

Lajme

Ja çka fshihet pas mbështetjes së Vuçiqit për liberalizim të vizave për Kosovën?

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:02
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë një deklaratë e cila mund t’i duket e çuditshme shumë shqiptarëve të Kosovës marrë në konsideratë qëndrimet e mëparshme kundër Pavarësisë së Kosovës. Por, cila është e vërteta e saj?

Vuçiq deklaroi mbrëmë në TV Happy se “Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet.”

Por, cilat janë në të vërtetë arsyet e këtij entuziazmi mbështetës nga Vuçiq?

Është thënë se shtetet që po kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën janë Franca, Holanda dhe Austria. Në këto shtete janë forcuar gjatë dekadës së fundit partitë e ekstremit të djathtë por edhe problemi me emigracionin dhe shqetësimet me islamin politik.

Kryeministri Albin Kurti së fundi vizitoi presidentin francez Emmanuel Macron por nuk ia doli të merrte një zotim prej tij për çështjen e vizave.

Ajo që një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës nuk e dinë, sidoqoftë, është se me regjimin e vizave e pësojnë edhe qytetarët serbë të Kosovës.

Madje, edhe nëse këta qytetarë serbë rezidentë në Kosovë kanë pasaporta serbe, ata i nënshtrohen regjimit të vizave njësoj si qytetarët shqiptarë rezidentë në Kosovë. Dhe, pikërisht një gjë e tillë mund të jetë edhe arsyeja bazë pse Vuçiq mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, ose të paktën pse deklarohet se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat