Ja si pritet diaspora shqiptare në Preshevë

Lajme

Ja si pritet diaspora shqiptare në Preshevë

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:20
Pamje nga Presheva

Mbrëmë sheshi i“Heronjve” në qendër të Preshevës  para komune ishte mbushur me qindra qytetarë, të rinj e të reja për të pritur finalen e evropiane të futbollit dhe diasporën shqiptare.

Në këtë tubim festiv ishin prezent edhe krerët e qeverisë së pushtetit lokal Ardita Sinani, kryetare e Preshevës, Ragmi Mustafa, nënkryetar dhe Sami Salihu, kryetar i kuvendit.

Në shenjë mirëseradhje dhe për nderë të diasporës shqiptare, komuna kishte organizuar koncert me këngë e valle popullore.

Shoqëria Kulturore-Artistike “Presheva” ishte ajo që argëtoi deri në orët e vona qyetarët dhe mërgimtarët të cilët vallëzuan bashkarisht.

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme për fillimin e një sezone të bukur të pushimeve verore. Kjo është Presheva e Traditës. Presheva e Vlerave. Presheva e re. Diaspora shqiptare eshte zemra dhe energjia e Lugines se Presheves..” ka thënë për gazetën zvicerane në shqip Ardita Sinani, kryetare e Presheves.

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Lugina e Preshevës aktualisht ka mbi 50.000 mërgimtarë, prej të cilëve vetëm në Zvicer janë rreth 20 mijë shqiptarë nga Medvegja, Bujanoca dhe Presheva.

Ky eksod fatkeqësisht ende vazhdon nga këto tri komuna shqiptare në Serbi.

Por kjo e keqe ka edhe të miren: Lugina e Preshevës sot merrë fryme më mire falë diasporës shqiptare me 50 mijë mërgimtarë!

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat