Mësohet ora e arritjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik

Lajme

Mësohet ora e arritjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi të dielen në Slavonski Brod të Kroacisë do të vijnë sonte në mbrëmje në Prishtinë.

Aeroplani pritet që të aterojë rreth orës 22:15 në Aerportin “Adem Jashari”.

Kjo u bë e ditur nga burimet brenda Aeroportit.

Si pasojë e aksidentit të së dieles kanë vdekur 10 persona ndërsa mbi 40 janë lënduar.

Siç është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, 26 nga të lënduarit janë liruar nga spitali e në trajtim janë ende 15 persona.

Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë.

Më 25 korrik në Slavonski Brod të Kroacisë u aksidentua autobusi me targa të Kosovës që vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat