Media serbe: Pakt kundër Serbisë, Mali i Zi nisi valën e goditjeve – Prishtina e Sarajeva hapave të Podgoricës

Lajme

Media serbe: Pakt kundër Serbisë, Mali i Zi nisi valën e goditjeve – Prishtina e Sarajeva hapave të Podgoricës

Nga: F.B Më: 28 korrik 2021 Në ora: 09:28
Ilustrim

Gazeta “Kurir” ka shkruar sot se po përgatitet pakt kundër Serbisë!

“Mali i Zi nisi valën e goditjeve – Prishtina e Sarajeva veç po shkojnë hapave të Podgoricës. Regjioni në mënyrë të sinkronizuar ka vendosur rregulla të reja të sjelljes dhe ka imponuar dënime për mohimin e gjenocidit në Sarajevë”, shkruan “Bota Sot”.

Sipas gazetës, qëllimi kryesor është goditja ndaj Serbisë dhe shkëputja e lidhjeve të saj me Srpska.

Vala politike e veprimeve që në regjion u imponuan me rregulla jo të zakonshme – “dënimi i secilit që mohon gjenocidin në Srebrenicë”, në të vërtetë është plani i parapërgatitur kundër Serbisë, kanë vlerësuar biseduesit e gazetës.

Në këtë valë të goditjeve, sipas këtij mediumi, e para ka kërcyer Mali i Zi, e cila përkundër revoltës së partive pro-serbe nga shumica qeveritare, ka përmbushur diktatin nga struktura të caktuara nga qendrat perëndimore dhe ka miratuar rezolutën kundër-serbe me ndihmën e votave të partisë së ish-regjimit të Milo Gjukanoviqit.

Ky hap nga Podgorica ka nisur llavën e sulmeve nga të tjerët – kështu së shpejti Parlamenti i Kosovës iu bashkua kësaj goditje ndaj Serbisë, ndërkohë në rrugë të njëjtë është nisur së fundi edhe Sarajeva, duke falënderuar përfaqësuesin e lartë BeH në largim, Valentin Incko.

Situatën e krijuar me rezoluta dhe vendimi i Inckos nga gazeta dhe biseduesit e saj, po vlerësohen si pakt kundër Serbisë nga tri qendrat Sarajeva, Podgorica dhe Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat