“Lum Kosova që e ka, gjeni”, “Nipit ia kam lënë emrin e tij”, qytetarët flasin për kryeministrin Kurti

Lajme

“Lum Kosova që e ka, gjeni”, “Nipit ia kam lënë emrin e tij”, qytetarët flasin për kryeministrin Kurti

Nga: G.B Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:50
Qytetari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka popullaritet të madh. Në zgjedhjet e fundit ai fitoi me mbi 50 për qind të votave, duke formuar kështu qeverinë i vetëm.

E qytetarët kanë dhënë mendimet e tij për të, derisa kanë folur për emisionin #gjesi.

Një qytetar ka thënë se Kurti është gjeni dhe e ka siguruar postin për 20 vite.

“Elhamdulilah prej Zotit. Lum Kosova që ka kësi njeri. Nuk ka me to, ai është gjeni. Ai për 20 vjet e ka siguru kryeministrinë”, u shpreh qytetari.

Ndërsa qytetari tjetër që ishte bashkë me të, tha se nipit të tij i ka lënë emrin e kryeministrit.

“Edhe nipit ja kam lënë emrin e tij. Me na fal pash Zotin, ndoshta ju s’e doni, veç unë e du”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat