Historiani Nikola Samarxhiç akuzoi Vuçiqin për ndezjen e zjarreve në Malin e Zi

Lajme

Historiani Nikola Samarxhiç akuzoi Vuçiqin për ndezjen e zjarreve në Malin e Zi

Nga: F. B Më: 10 gusht 2021 Në ora: 08:29
Nikola Samarxhiç `

Mediet serbe kanë publikuar njoftimin se historiani Nikola Samarxhiç ka deklaruar dje akuza të tmerrshme në llogari të presidentit Vuçiq, ku direkt akuzohet për vënie përkatësisht zjarret në Malin e Zi, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Gazeta nis lajmin me fjalët “Besoni ose jo”, ndërsa më pas publikon një deklaratë të tij në rrjetin social lidhur me zjarret në vendin fqinj.

Samarxhiç ka akuzuar direkt Vuçiqin për vënien e zjarreve në Malin e Zi.

Ish-anëtari i dikurshëm i partisë DS dhe një ndër themeluesit e LDP dhe kolumnisti i gazetës ditore “Danas” Nikola Samarxhiç në rrjetin social “Tviter” përmes një publikimi ka akuzuar presidentin Vuiq se është i përzier në vënien e zjarreve në Malin e Zi, shkruan “Novosti”.

“Dje askush nuk u shqetësua as brengos përderisa ata që bënin litie dhe protesta në Malin e Zi vënë zjarre në Podgoricë edhe Nikshiç.  Përderisa në Beograd thuhet se është katastrofë ekologjike, poshtë vlerësohet si zjarri i shenjtë i të drejtëve” ka shkruar ai në Tviter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat