Koncerti i Bregoviçit me bileta, ‘shpërthejnë’ pakënaqësit në Shqipëri

Lajme

Koncerti i Bregoviçit me bileta, ‘shpërthejnë’ pakënaqësit në Shqipëri

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:01
Goran Bregoviç

Birra Korça ka dalë kundër vendimit të Bashkisë për ta bërë koncertin e Goran Bregoviç në natën finale të Festës së Birrës me bileta.

Sipas Birrës Korça, koncerti me biletë është tërësisht i padrejtë, abuziv dhe me qëllime të ulta përfitimi.

Ajo i bën thirrje Bashkisë të heqë dorë nga ideja absurd dhe të lejojë qytetarët të festojnë falas natën finale në një atmosferë festive.

DEKLARATA NGA BIRRA KORÇA

Deklaratë e Birra Korça lidhur me vendimin e Bashkisë për të shitur bileta për aktivitetin e natës së fundit të Festës së Birrës

Birra Korça me shumë shqetësim u njoh me vendimin e organizatorëve Bashkia Korçë për të shitur bileta për pjesëmarresit në koncertin e këngëtarit Bregoviç në kuadër të aktiviteteve të Festës së Birrës. Në vleresimin tone ky vendim eshte teresisht i padrejte, abuziv dhe me qellime te ulta perfitimi ne kurriz të pjesëmarrësve. Në asnjë mënyrë nuk do të  deshironim të shihnim që qytetaret te paguajne ne nje aktivitet që u përket vetëm atyre dhe paguhet nga sponsora që janë prodhuesit e birrës dhe prodhues ushqimorë pjesëmarres në aktivitet. Ne asnje menyre nuk do të donim të shihnim që aktiviteti perdoret per qëllime të përfitimit financiar nga organizatoret sepse ky aktivitet, unik ne vend, eshte i qytetit te Korçës,  qytetarëve shqiptarë evendeve te ndryshme te botes qe mbushin sheshet. Ndaj i bejme thirrje Bashkisë të heqë dorë nga kjo ide absurde dhe te lejoje qytetaret te gezojne naten finale sikunder cdo nate tjetër, falas edhe në një atmosferë festive që vetem ky aktivitet e krijon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat