Thanë se e barazoi me Dua Lipën, Edi Rama reagon sërish për Bregoviçin, ja çfarë thotë

Lajme

Thanë se e barazoi me Dua Lipën, Edi Rama reagon sërish për Bregoviçin, ja çfarë thotë

Nga: G.B Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:44
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Goran Bregoviç në Shqipëri, i cili u kundërshtua në Kosovë e Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai nuk e ka barazuar atë dhe Dua Lipën, por që thotë se ka thënë se janë njësoj krejt ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër, përcjell Bota sot.

Ai këtë e ka quajtur histeri fashiste, që thotë se e turpëron shqiptarinë.

Postimi i tij i plotë:

NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s'mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat