Gjukanoviq: “Mali i Zi mbështet të gjitha interesat dhe qëllimet e Kosovës në rrugën e integrimeve euro-atlantike”

Lajme

Gjukanoviq: “Mali i Zi mbështet të gjitha interesat dhe qëllimet e Kosovës në rrugën e integrimeve euro-atlantike”

Nga: F.B Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:50
Milo Gjukanoviq

Mali i Zi nl tërësi mbështet realizimin e të gjitha interesave edhe qëllimeve që ka Kosova në kontekstin e integrimeve evropiane edhe euro-atlantike, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shkruan “B02” transmeton “Bota Sot”.

Presidenti malazez Gjukanoviq si është kumtuar nga kabineti i tij, këtë deklaratë e bëri me rastin e takimit përfundimtar në fund të mandatit të ambasadorit të Kosovës në këtë vend Ylber Hysa.

Gjukanoviq si kumtohet, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e ambasadorit Hysa “bashkëpunimin përmbajtësor dhe atë institucional ndërkombëtare” dhe veprimin e njohur pozitiv në punën e tij.

Krahas vlerësimit si shembull “ raporteve ndër fqinjësore”, Gjukanoviq ka përsëritur rëndësinë që ka siç tha “të marrëveshjes ndër shtetërore për kufijtë që ka hasur në miratimin e opinioneve në të dy vendet dhe bashkësinë ndërkombëtare”.

Gjukanovq ka shprehur “mbështetjen e plotë të Malit të Zi në realizimin e qëllimeve edhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimeve evropiane edhe auro-atlantike dhe vlerave të cilat synojmë të arrijmë së bashku”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i presidentit malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat