Vuçiq: Në Bled do të takohem me krerët e institucioneve evropiane

Lajme

Vuçiq: Në Bled do të takohem me krerët e institucioneve evropiane

Nga: F.B Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:32
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka paralajmëruar se në takimin e Forumit Evropian që do mbahet në Bled do ketë takime edhe biseda të ndryshme me krerë të institucioneve evropiane dhe do jetë i vetmi politikan nga regjion që do të jetë në panel, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë pret nga Forumi i Bledit, ku do të marr pjesë dhe me kënd do takohet, ai tha se do ketë takime me rëndësi dhe panel të rëndësishëm.

"Jam politikani i vetëm i regjionit që nuk do të marr pjesë në forumin regjional por në Forumin Evropian” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka paralajmëruar se do të takohet me kreun e Këshillit Evropian Sharl MisheW, me nikoqirët dhe beson se do takohet edhe bisedojë edhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit , Miroslav Lajçak.

Po ashtu mësohet se presidenti i Serbisë do takohet edhe përfaqësues tjerë të institucioneve evropiane, ndër të cilët edhe kreun e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen me të cilën do merren vesh rreth vizitës së saj në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat