Ardian Gjini thotë se rastet e vdekjeve nga CoVID-19 s`janë raportuar saktë

Lajme

Ardian Gjini thotë se rastet e vdekjeve nga CoVID-19 s`janë raportuar saktë

Nga: M.L. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 22:14
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se nga 1700 doza të vaksinimit në ditë deri para një jave, qendra e vaksinimit në këtë qytet tani i jep më pak se 500.

“Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISH. Po vërtetohet, ashtu siq kryetarët e komunave e dinin por nuk flisnin sepse nuk donim ta rëndonim gjendjen, se vaksina ka pak”, shkroi Gjini në Facebook.

Ai tha se kryetarët e komunave e dinin po ashtu se rastet e vdekjeve nuk raportoheshin saktë.

“Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyrë raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh. Shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetem për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!”, potencoi ai.

Por, Gjini ka thënë se sonte hipokrizia shpërtheu!!

“Kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, thuajse qytetarët po refuzojne të vaksinohen!? Qytetarët nuk po mund të sigurojnë termine për vaksinim, kjo është e vërteta. T’i fajësosh qytetarët kështu?? Kulmi i hipokrizisë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat