Është në gjendje shumë të keqe, flet avokati i shoferit që shkaktoi aksidentin në Kroaci

Lajme

Është në gjendje shumë të keqe, flet avokati i shoferit që shkaktoi aksidentin në Kroaci

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 09:53
Shoferi

Shoferit nga Kosova i cili shkaktoi aksidentin me autobus në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.

Avokati i  tij, Igor Cishper, tha se kjo u bë për shkak të mundësisë së arratisjes.

Ai po ashtu për mediat e Kroacisë, deklaroi se klienti i tij është në gjendje shumë të keqe shëndetësore.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe”, tha avokati i tij.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha Cishper dhe shtoi se ata janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 korrikut në Slavnoski Brod, kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat