Publikohen pamje nga takimi i Abazoviqit me priftërinjtë e kishës ortodokse serbe

Lajme

Publikohen pamje nga takimi i Abazoviqit me priftërinjtë e kishës ortodokse serbe

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamje të Dritan Abazoviq me priftërinjtë dhe shefin e policisë së Malit të Zi duke koordinuar punët rreth manifestimit në Cetinje.

Protestat nga qytetarët malazezë që kërkojnë që riti të zhvendoset në një vend tjetër po vazhdojnë, ndërsa tensionet vetëm sa janë rritur.

Mali i Zi, më saktësisht qyteti i Cetinjes është duke u përballur me demonstrata ku është tentuar të ndalet shugurimi në Manastirin e Cetnijes.

Image

Pavarësisht tentimeve për ta ndaluar, shugurimi është mbajtur në manastirin ‘Metropolitan Joanikije’.

Gjatë shugurimit nga Cetinje, janë dëgjuar edhe rreshtat e këngës nacionaliste të Kishës Ortodokse Serbe: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Kjo këngë është kënduar nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe në ceremoninë inauguruese në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat