Media serbe: Goditje delegacionit serb – Prishtina nuk do pranojë takimin nëse Odaloviq është tavolinën e bisedimeve

Lajme

Media serbe: Goditje delegacionit serb – Prishtina nuk do pranojë takimin nëse Odaloviq është tavolinën e bisedimeve

Nga: F. B Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:27
Odaloviq

Delegacioni i Kosovës nuk do të pranojë të merr pjesë në takim, nëse Odaloviq është në tavolinën e bisedimeve ka deklaruar zëvendës-kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, që krahas kësaj ka thënë se Prishtina edhe Beogradi kanë harmonizuar qëndrimet në takimet e ndara me përfaqësuesin e BE-së Lajçak, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Sipas “Alo”, Bislimi ka nënvizuar se vetëm rreth një çështje nuk ka pasur akordim, ajo është çështja e pagjeturve.

Bislimi ka theksuar se pushteti në Prishtinë edhe për këtë çështje ka kushtet e saj, sepse në delegacionin serb është Velko Odaloviçp që është kryetar i Komisionit për persona të pagjetur në qeverinë e Serbisë dhe sipas Bislimit ai në Kosovë dyshohet për krime lufte.

Delegacioni i Kosovës, ndoshta nuk do të pranojë takimin nëse në tavolinën e bisedimeve ndodhet edhe Odaloviç, shkruan “Alo”.

Kosova do të nis procedurën për shpalljen e Odaloviç person ‘non grata’” ka deklaruar shefi i ekipit negociator të Prishtinës Bislimi, pas takimit të zhvilluar me të dërguarin special të BE-së Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat