“Vegla të krimit të organizuar politik”/ Familja e Haki Imerit reagon ashpër ndaj kundërshtarëve të Speciales

Lajme

“Vegla të krimit të organizuar politik”/ Familja e Haki Imerit reagon ashpër ndaj kundërshtarëve të Speciales

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:39
Haki imeri

Familja e veprimtarit të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Haki Imerit, i cili ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me kundërshtimet që po i bëhen punës së Gjykatës Speciale.

Kjo familje ka shkruar se ata që po pretendojnë se mbrojnë UÇK-në, duke sulmuar Gjykatën Speciale janë vegla të krimit të organizuar politik.

E sipas familjes Imeri, UÇK-ja nuk akuzohet, por se individë që kanë kryer krime duhet të përballen me ligjin.

Kjo familje potencon se ata që janë kundër speciales janë edhe kundër zbardhjes së vrasjeve politike.

“UÇK-ja nuk akuzohet , ajo është liria e Kosovës , individë që në emër të saj kanë bërë krime duhet të përballen me ligjin! Ata që janë kundër Gjykatës Speciale janë kundër drejtësise SHBA-së dhe BE-së! Ata që janë kunder gjykatës Speciale janë kundër ndriçimit të vrasjeve politike të bërë nga grupe kriminale (SHIK dhe të tjera)! Gjykimi do të ndodhë. Fajtorët do të dënohen, të pafajshmit do të rikthehen në Kosovë!”, përfundon shkrimi i familjes Imeri.

Postimi i plotë:

 

Ata qe po pretendojne se mbrojne UCK duke sulmuar Gjykaten Speciale jane vegla te krimit te organizuar politik... ...

Posted by Haki Imeri on Wednesday, September 8, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat