Çfarë masa po paralajmëron për nesër Vuçiq: Do të jenë të dhimbshme

Lajme

Çfarë masa po paralajmëron për nesër Vuçiq: Do të jenë të dhimbshme

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:24
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që sipas tij, janë shkelur nga shteti.

Vuçiq, me anë të një konferencë, i ka cilësuar trazirat e marsit të 2004-ës si “përsekutuese” ndaj popullit serb

Udhëheqësi i Serbisë ka paralajmëruar edhe masa karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa.

“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë ai.

Vuçiq ka paralajmëruar edhe se do të ftojë KFOR-in e NATO-n që të intervenojë lidhur me rastin.

Ai tha se ka diskutuar për situatën me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel. Vuçiq paralajmëroi që nesër do të thrrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat