“Alo”: “U humb fytyra”, Gjilas e pranoi gjenocidin në Srebrenicë

Lajme

“Alo”: “U humb fytyra”, Gjilas e pranoi gjenocidin në Srebrenicë

Nga: F. B Më: 1 tetor 2021 Në ora: 09:46
Dragan Gjilas

Dragan Gjilas, lideri i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë e pranoi gjenocidin në Srebrenicë duke marr pjesë në një emision televiziv, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

E dimë se ka ndodhur krimi, disa burime thonë se janë vra 4 mijë, disa tjera edhe 8 mijë persona. Ata numra janë të tmerrshëm”, ka thënë Gjilas.

Gjilas ka theksuar se Gjykata Ndërkombëtare për krime ka sjell vendimin, se lidhur me atë nuk ka çka të diskutohet.

Gjykata ndërkombëtare ka thënë se atje është kryer gjenocid edhe kjo nuk ka nevojë të diskutohet a kontestohet”, ka thënë ai.

Sipas Gjilas në vitin 1995 “Gjykatat ndërkombëtare kanë  konkluduar se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Kjo është e dhembshme në kapitujt e historisë evropiane dhe asnjëherë nuk guxohet të mohohet apo harrohet” ka thënë ai, duke përfunduar përgjigjen rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat