​“Rronifer” zgjeron hapësirat e fabrikës dhe rrit kapacitetin e prodhimit

Lajme

​“Rronifer” zgjeron hapësirat e fabrikës dhe rrit kapacitetin e prodhimit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Fabrika e përpunimit të çelikut, rrjetave me saldim, trajeve dhe shufrave të çelikut, “Rronfier” në Gjakovë ka inauguruar selinë e re të fabrikës.

Veç hapësirave të fabrikës është rritur edhe kapaciteti i prodhimit dhe numri i të punësuarve.

Pronari i kompanisë “Rronifer”, Labinot Kameri në inaugurimin e selisë para të pranishmëve tha se rrugëtimi nuk ishte i lehtë por që gjithçka u bë më e lehtë edhe falë punës së punëtorëve të kësaj fabrike.

Kameri: Ne arritëm ta rrisim hapësirën dhe të rrisim kualitetin e punës

“Për gjithë punën që e kemi bërë gjatë këtyre viteve ne arritëm ta bëjmë një hapësirë dhe të rrisim kualitetin e punës, të jetë më e lehtë për gjithë punëtorët tonë që të jenë më të saktë dhe më të shpejtë në kryerjen e punës”, tha ai.

Drejtori menaxhues i kompanisë “Rronifer” foli për punën e kompanisë për çka tha se kjo kompani është e para në Kosovë që ka sjellë qasjen e re të armaturës së gatshme të pafabrikuar. Në këtë mënyrë ai tha se e rritë dinamikën e punës dhe eliminon humbjen e panevojshme dhe ngrit kualitetin e ndërtimit.

Lajçi: Jemi kompania e parë ka sjellë në Kosovë qasjen e armaturës së gatshme

“Jeni kompania e parë dhe më e madhe në Kosovë që ka sjellë qasjen e re të armaturës së gatshme të parafabrikuar e cila rritë dinamikën e punës dhe eliminon humbjen e panevojshme si dhe ngrit kualitetin e ndërtimit në përgjegjësi. Aktualisht kemi arritur një nivel vjetor të prodhimit rreth 40 mijë ton. Teknologjia e prodhimit është ndër më të sofistikuara si dhe stafi i mirë trajnuar na bëjnë që shërbimet tona ta arrijnë kualitetin maksimal. Fabrika e re ka në total 15 mijë metra katror e ndarë në katër halle të ndryshme me 150 punëtorë të involvuar në prodhim”, tha Lajçi.

Fabrika e re është e vendosur në Magjistralen Gjakovë – Prizren, kilometri i dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat