Prekëse: I biri i dëshmorit viziton varrin e babait, në ditën e parë të veshjes së uniformës së FSK-së

Lajme

Prekëse: I biri i dëshmorit viziton varrin e babait, në ditën e parë të veshjes së uniformës së FSK-së

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:41
Isaj Ademi te varri i babait

Isaj Ademi nga Drenasi, nga sot është pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ai është i biri i dëshmorit të kombit, Maliq Ademit.

Maliq Ademi ra heroikisht me 30 prill të vitit 1999, ndërsa sot, më shumë se 22 vjet pas, djali i tij, Isaj Ademi e vizitoi me një veshje krejt ndryshe nga ajo që bën përherë, kur bën homazhe pranë varrit të tij.

Përmes një postimi prekës ju ftojmë të kuptoni më shumë:

Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirië, nuk e dija peshen e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerzërve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë!

Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im!

Une të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohesh të tillë!

Shpresoj që do të jesh krenar me mua!

Kosovë t’u shtu edhe një ushtari nga gjaku i një deshmori të Kosovës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat