Llogaritet gabim koha e faljes në aplikacionet telefonike për namaz, BIK-u del me sqarim

Lajme

Llogaritet gabim koha e faljes në aplikacionet telefonike për namaz, BIK-u del me sqarim

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës – BIK, ka sqaruar për opinionin një gabim që ka ndodhur në aplikacionet telefonike në lidhje me kohët e namazit.

Sipas njoftimit nga BIK, në të gjitha aplikacionet telefonike ka ndodhur një gabim ku kohët e namazit po llogariten gabimisht për një orë më herët.

Bashkësia Islame e Kosovës, sqaron se kohët e namazit do të jenë të njëjta deri të dielën e ardhshme, kur pritet që akrepat e orës të kthehen një orë prapa”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame.

Bashkësia Islame ka publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook kohet e namazit për muajin tetor, dhe gjithashtu edhe linkun për shkarkimin e aplikacionit zyrtar për platformën android.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat